Ky deputet kosovar është zhytur në Lepenc për të kërkuar 2 policët e zhdukur

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 13:20 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është zhytur në Ibër Lepenc për t’i ndihmuar njësiteve të kërkimit rreth zhdukjes së trupave të dy policëve nga aksidenti i së shtunës.

Express ka siguruar fotografi ku shihet Liburn Aliu i zhytur në ujë së bashku me persona të tjerë.

170 persona, civilë, FSK, policë e vullnetarë kanë dalë për të dhënë ndihmën e tyre për t’i gjetur dy policët e zhdukur tash e disa ditë.

Pas dy ditë kërkimesh autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa detaje tjera rreth ngjarjes ende janë të paqarta.

Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar zjarrfikësit dhe KFOR-i.

Kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluar edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme