Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm nga LDK-ja

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 01:04 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ramush Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti do të bjerë të mërkurë, pasi votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e saj

Sipas analistit Tahiri, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK-së.

“Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK-së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Tahiri për RTK ka thënë se LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje’’, ka parashikuar ai.

“Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër”, vazhdon tutje Tahiri.

Të ngjashme