Ky është kosovari që vrau gruan e tij para syve të katër fëmijëve në Gjermani

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 17:33 | Nga

Gazeta gjermane Bild ka publikuar një fotografi të 38-vjeçarit nga Kosova me banim në Gjermani, Anton B., i cili me armë zjarri e qëlloi për vdekje të hënën në mbrëmje ish-gruan e tij, 32-vjeçaren Emine B.. Rasti ndodhi në qytetin Salzgitter të Gjermanisë.

Bild ka shkruar sot më detajisht për tragjedinë që ndodhi të hënën, kur Anton B. e vrau ish-bashkëshortën para syve të katër fëmijëve të tyre.

Gazeta gjermane thekson se motiv i vrasjes ishte një grindje familjare dhe se rasti ishte duke u trajtuar nga Gjykata. Sipas gazetës gjermane, Anton B. ishte treguar agresiv ndaj ish-bashkëshortes dhe katër fëmijëve dhe kjo ishte arsyeja pse ata po përballeshin në gjykatë kohëve të fundit.

Anton B. dhe Emine A. ishin çift prej shtatë vitesh edhe pse nuk ishin kurorëzuar kurrë zyrtarisht sipas ligjeve gjermane. Ata u ndanë disa muaj më parë nga njëri-tjetri, dhe Emine A. po jetonte bashkë me fëmijët tek shtëpia e prindërve të saj në Salzgitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme