Ekonomia Online
FUNDIT

Ky është personi që goditi me veturë 20 vjeçaren, iku dhe la në gjendje të rëndë

Ky është personi që goditi me veturë 20 vjeçaren, iku dhe la në gjendje të rëndë

Zeqir Idrizi, 29 vjeçar, është personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi ai dje dyshohet se kishte goditur me veturë një vajzë 20 vjeçare në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident prej ku iku Idrizi, 20 vjeçarja mbeti në gjendje tejet të rëndë shëndetësore […]

Zeqir Idrizi, 29 vjeçar, është personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi ai dje dyshohet se kishte goditur me veturë një vajzë 20 vjeçare në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga ky aksident prej ku iku Idrizi, 20 vjeçarja mbeti në gjendje tejet të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është në gjendje kome në Klinikën e Intensives, raporton Demokracia.com.

Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda prokurorisë se 29 vjeçari Zeqir Idrizi është arrestuar sot, pasi e kishte dërguar veturën me të cilën e kishte shkaktuar aksidentin për ta rregulluar në një autosallon.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Zeqirin sot rreth orës 9:40.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa, i cili ishte i dëmtuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të ngjashme