‘’Ky i shkreti; me UÇK, djalë minatori; Hallexhinj, Gjynah’’, mesazhe të reja ku Mihali përçmonte një punëtor të KEK-ut

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Një episod i para dy vitesh, në kohën e aferës së punësimeve partiake në KEK, do të bëhej temë diskutimi në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

Mihali fillimisht s’mund ta ‘ftillonte’ emrin e një inxhinieri në KEK.

Por, dikur, bën diçka: “Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk…”

Afera e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi – të siguruara nga Nacionale.

Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.

Në një nga mesazhet e bisedës, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.

kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.

Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:

“hahahahahaha ky qenka Ylli

‘’Tani po ftillohem për kë bëhet fjalë’’.

‘’Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatori në KEK. Hallexhinj’’.

‘’Gjynah”

Të ngjashme