Ky zë duhet të dëgjohet, Kosovë

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 22:12 | Nga Ragip Gjoshi

1.

Para se të marrin udhë për Kryeqytet
Djemtë e vajzat e dëshmorëve të UÇK-së
Iu raportuan baballarëve ndër varre
Se në Kosovë po ngatërrohen emrat
Kryeministri ka hidhëruar bijtë tuaj
Hero quhet krimineli e Heroi hajn…

Buçiste Sheshi
Kemi ardhur te Zahir Pajaiti
Këtu kemi ardhur t’i qajmë hallet
Shumë dhimbje kanë mbi kurriz
Në këtë vend ku pak çmohet sakrifica
Në këtë vend ku nuk çmohet as liria
Këtu ku tallen me veteranët
Këtu ku përbuzën guximi e lavdia
Dikush ka hap lëtë derë
Në pluhur të harresës iu duan
Na falni se,sot, ju mërzitëm shumë
Por jemi ndjerë të fyer në palcë ne bijtë tuaj!

Jemi ne bijtë e dëshmorëve
Kosovë,dëgjojeni këtë zë !
Jo veç kur vijnë përvjetori i rënieve
Kur përjargën politikajt
Te rrasat e varreve do lule i lënë
Më askujt ndër mend për ju nuk iu bie.

Fëmijët e dëshmorëve protestuan
Kundërshtuan deklaratat fyese
Kur krimineli i luftës Hero e bëhet
Kur glorifikohet vrasësi juaj
E luftëtarët udhëzohen të shkojnë në Hagë

2.
Buçiste Sheshi:
Heroi juaj ka vrarë
Kërko falje
Ka qenë i denuar për vrasje
Lyp ndjesë
Shqiptarë ka vrarë
Mëkate bërë
Detyrim ke…
Ndjesë të plotë
Për Heroin tënd vrasës
Ndjej keqardhjeje
Ndjej pendim
Nuk bëhet politikë me gjak
I paç të lara fajet
Ik…! Se e çmende një vend…

Dikush po ju shanë
Jemi të vrarë në shpirt
Jemi të lënduar në zemër
Eu, të lumtë ju që nuk e shihni …

Prekaz,Gllogjan,Abri,Reçak,Poklek-Kosovë!
Ne i duam ëndrrat e juaja
Ne duam vendin që iu lindi
Për këtë dhe ranë gjyshi e babai…

Kosova po zbrazet
Bijtë e juaj po degdisën
Dikush ka nis një jetë të re në gurbet
Nipërit si vezë qyqesh në dhera të huaj
Shkollë,abetare e mësues të huaj…

3.
Një zë krenar i lavdisë
Një zë me vajë në buzë
Mallkonte nëpër dhëmbë
Dhe përgjërohej në lutje
Për ata që kanë rënë
Ndjesëpastët dëshmorë
Ata që u rritën pa përqafim
A keni ndjesi për të ndier
Apo iu ka rrëmbyer ndjesi e kolltuçeve:!

Keni ngacmuar në shkallë të lartë
Lëkurë më të ndjeshme keni prek
Veshin më të ndjeshëm
Pjesët më të ndjeshme e trupit
Në pikat më të ndjeshme…

A ju bëjnë përshtypje
Krimineli të bëhet hero
A ka njeri të ndjeshëm
A ka zemër të ndjeshme
A ka shpirt të ndjeshëm
Apo natyrë e juaj është e pandjeshme.
Keni kapërcyer Pragun e ndjeshmërisë
Mallkimi i këtij zëri është i rëndë…

Prishtinë, më 23 janar 2023

Të ngjashme