Lajçak dhe Escobar thellësisht të shqetësuar për situatën në veri

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

I dërguar i Bashkimet Evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar në Twitter pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ku ka thënë se ai me të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë zgjedhe lokale të parakohshme dhe kthimin serbëve lokal në institucionet.

Sipas Lajçakut kjo është e vetmja mënyrë për deeskalim të situatës në terren.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa më tutje ai pati dhe formulën për të dal nga kjo situatë që sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës dhe rikthimi serbëve lokal në institucionet e Kosovës.

“Zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka përfunduar Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme