Ekonomia Online
FUNDIT

Lajçak ia bën sefte punës së re, flet në telefon me Vuçiqin edhe për dialogun me Kosovën

Lajçak ia bën sefte punës së re, flet në telefon me Vuçiqin edhe për dialogun me Kosovën

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi edhe zyrtarisht ka filluar punën për të cilën është emëruar në fillim të këtij muaji. Sllovaku ka njoftuar përmes Twitterit se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajcak ka thënë se ka pasur një bisedë të mirë dhe konstruktive me Vuçiqin për dialogun […]

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi edhe zyrtarisht ka filluar punën për të cilën është emëruar në fillim të këtij muaji.

Sllovaku ka njoftuar përmes Twitterit se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajcak ka thënë se ka pasur një bisedë të mirë dhe konstruktive me Vuçiqin për dialogun me Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Para disa ditëve, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka shkëmbyer letra me kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në letrën e tij drejtuar sllovakut Lajcak ka përmendur edhe obligimin e tij kushtetues që të udhëheqë me dialogun, si dhe planin e tij për krijimin e një ekipi negociator ku është edhe Presidenti aktual Hashim Thaçi i propozuar si anëtar i ekipit së bashku edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend.

Ndërkaq në letrën e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajcak për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ai ka shprehur interesimin që të takohet me shefin e qeverisë në detyrë në një të ardhme të afërt pas kapërcimit të krizës me Covid-19

Mandati i sllovakut Lajcak si Përfaqësues Special i dialogut do të zgjasë për një periudhë 12 mujore, nga data 2 prill 2020 deri më 31 mars 2021.

Mirosllav Lajcak, si përfaqësues i Sllovakisë, kishte votuar sikur përfaqësuesi i Rusisë, më 2005 kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duke u renditur në krah të vendeve që s’e kanë njohur shtetin kosovar. Sllovakia është njëra nga pesë vendet e BE’së që ka refuzuar të njohë Republikën e Kosovës. Atëkohë, kosovarët s’arritën të bëhen pjesë e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi ka kundërshtuar emërimin e Lajcakut në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së,  duke kujtuar se ai vjen nga Sllovakia, vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Diplomatit sllovak në mandatin e tij një vjeçar në këtë post i është caktuar edhe përgatitja e një raporti të progresit për punën e tij si ndërmjetësues i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë deri më 30 shtator 2020.

As part of my outreach to the region‘s political leaders, I talked to Pres @avucic today. Had good & constructive talks on expectations from the Dialogue, #COVID19 response & ??assistance,+ the economy. Looking forward to working together with my partners for all people in the WB

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 12, 2020

Të ngjashme