Lajçak: Kurti dhe Vuçiq kanë respekt për njëri tjetrin

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovë, Allbin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “e respektojnë njëri tjetrin”, tha Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Këtë koment, Lajçak e bëri në një intervistë për “The Pavlovic Today”, kur u pyet se a munden që Kurti dhe Vuçiq të bëhen miq?

“Shikoni, miqësia është një kategori shumë e veçantë. Nuk mund të detyroni miqësinë. Çfarë është e rëndësishme është që Kurti dhe Vuçiq respektojnë njëri tjetrin. Dhe këtë respekt ata ia tregojnë njëri-tjetrit. Sa për deklarimet publike, do të thoja se ka hapësirë për përmirësime”.

Lajçak gjithashtu tha se kishte “atmosferë respekti” në takimet e fundit të Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq.

“Të dy liderët e dinë që kjo është detyrë dhe përgjegjësi madhore. Prandaj, qartazi, ata që të dy luftojnë për interesat e tyre. Por, gjithashtu më duhet të them se, veçanërisht në takimet e fundit, ka pasur atmosferë respekti. Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit në dhomë, prandaj mund t’ua marrë mendja që është shumë e hapur”, ka thënë Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje televizive të kohëve të fundit e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “llum terrorist”, ndërsa Kurti vazhdimisht e thekson se Vuçiq ka qenë ish-ministër i propagandës së Sllobodan Millosheviqi, i cili asnjëherë nuk është distancuar nga krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në vitet 1998-1999.

Të ngjashme