Lajcak pas takimit me opozitën: Treguam për pasojat dhe dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare.

Lajcak ka thënë se ua kanë sqaruar krerëve të opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar.

Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për de-eskalimin e situatës.

“Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak.

Të ngjashme