Ekonomia Online
FUNDIT

Lajçak: Të ulen tensionet në veri dhe të mundësohet liria e lëvizjes

Lajçak: Të ulen tensionet në veri dhe të mundësohet liria e lëvizjes

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve. Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore. “I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. […]

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.

Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.

“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

I briefed EU HoMs on the situation in the north of Kosovo. I’m concerned & call for immediate deescalation. It’s important to reduce tensions, restore a peaceful atmosphere & allow for freedom of movement. We stand ready to facilitate talks on all open issues in the Dialogue. pic.twitter.com/2HvqC0ldmS

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2021

Të ngjashme