Lajçaku e Escobari nuk deklarohen për medie pas takimit me opozitën

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 12:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk janë deklaruar për medie pas takimit me krerët e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë, kjo si shkak i verimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme