Lajiq: Shenja se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe ministër i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se çdo gjë po tregon se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Lajiq ka thënë se nga 21 nëntori e deri më 21 janar, Serbia ka shitur 66.2 milionë euro më pak mallra pas vendimit për taksë nga Kosova.

Ai beson se është duke u shqyrtuar mundësia e pezullimit të përkohshëm të taksës.

Lajiq ka përfunduar se nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës po bëhet një presion i madh që taksa të hiqet.

Të ngjashme