Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e shtatë

Prishtinë | 27 Pri 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh 15 më prill, nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

 Ishte përpjekje e shtatë me radhë për konstituimin  e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.  Ajo, për herë të pestë, i mori 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.

Seanca konstituive do të vazhdojë, të  martën në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve. 

Të ngjashme