Lansohet projekti “Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë”

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Forumi për Lidership dhe Diplomaci me mbështetje financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ka organizuar ngjarjen lansuese të Projektit “Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë”, i cili u dedikohet kryesisht Vajzave dhe Grave nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas për t’i fuqizuar me njohuri dhe përgatitur për sektorin zhvillimor në Kosovë.

Drejtorja Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Znj. Njomza Emini, në prezenc të Shefit të Misionit të EULEX-it Z. Lars Gunnar Wigemark dhe Zv. Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Z. Almir Veliji, deklaroj se:

“Puna pa dallim me të gjitha komunitetet është mundësi e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat të vazhdojnë tutje dhe të përballen me problemet e përditshme, jo vetëm të përballen por të tejkalojnë këto probleme dhe të arrijnë rezultate të mira duke përmirësuar pozitën e tyre në shoqëri. Këtë projekt u’a dedikojmë të gjitha vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet, e në veçanti për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që të u’a mundësojmë atyre të përgatiten më mirë për mundësitë që ofron shoqëria jonë dhe ta bëjmë Kosovën vend më të mire”.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Z. Lars Gunnar Wigemark, deklaroi se “Eshtë “barazues i madh” mes grave dhe burrave, por gratë e reja, veçanërisht nga komunitetet rom, ashkli dhe egjyptian, duhet të kapërcejnë edhe diskriminim per të gjetur punë të përhershme”.

Wigemark mirëpriti punën e Ministrisë për Zhvillimin Rajonal në mbështetje të komuniteteve jo shumicë. Gjithashtu Zv. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Z. Almir Veliji, theksoi që Ministria e Zhvillimit Rajonal çdo vit është është e përkushtuar të përkrah OJQ-të që kanë në fokus fuqizimin e grave dhe të rinjëve me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar, tutje z.Veliji theksoi që ngritja e kapaciteteve dhe përgatitja e të rinjëve për tregun e punës është një prej prioriteteve të MZHR-së sidomos vajzave të reja të komuniteteve të ndryshme, OJQ-së Forumi për Lidership dhe Diplomaci i urojmë suksese në këtë projekt si dhe të gjithë pjesëmarrësve suksese në të ardhmen.

Bashkëthemeluesja e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Znj. Adelina Emini, ndër të tjera inkurajoj grate vajzat të ndjekin ëndrrën e tyre të punojnë dhe angazhohen për të zhvilluar vetën e tyre. Kur grate dhe vajzat janë të suksesshme, atëher gjithë shoqëria zhvillohet dhe ka ngritje të nivelit të zhvillimit social dhe ekonomik.

Të ngjashme