Latifi e falënderon euro-deputetin austriak për lobim në institucionet e BE-së

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, në një konferencë për medie tha që është shumë mirënjohës për angazhimin e tij që është duke bërë në institucionet e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Ai u shpreh se Austria ka mbështetur kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e BE-së.

“Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm që keni bërë dhe po bëni në institucionet e BE-së në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tanë dhe qytetarëve tanë”.

“Shteti austriak e ka mbështet kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e Bashkimit Evropian, mungesa këto të cilat kanë shkaktuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetësinë e Kosovës”, tha Latifi.

Të ngjashme