Ekonomia Online
FUNDIT

Latifi në takim me Massimiliano biseduan për bashkëpunimin mes Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Latifi në takim me Massimiliano biseduan për bashkëpunimin mes Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim Menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë takim, Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin shumë të dobishëm nga ana e Bankës […]

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim Menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim, Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin shumë të dobishëm nga ana e Bankës Botërore tash e disa vite, dhe në veçanti edhe gjatë përballjes me pandeminë Covid-19.

Ai poashtu njoftoi z. Paloucci për planet dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku përpos përqendrimit në finalizimin e ligjeve kryesore këtë vit drejt zhvillimit të sektorit shëndetësor, aktivitetet do të përshpejtohen edhe për forcimin e kapaciteteve të sistemit spitalor të të trija niveleve.

Temë tjetër e diskutimit ishte mbajtja brenda muajit e takimit të përbashkët me të gjithë donatorët ekzistues dhe ata potencialë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, ku do të shpalosen planet afatgjate të Ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e sektorit shëndetësor në vendin tonë.

Paloucci shprehu kënaqësinë e tij që Qeveria e Kosovës e ka përcaktuar përmirësimin e shëndetësisë së vendit si një nga prioritetet kryesore të saj, dhe në këtë kuadër theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore që të ofrojë përkrahje edhe në të ardhmen për të kontribuar në mënyrë produktive për më të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme