Latifi: Pandemia s’ka përfunduar, së shpejti do të fillojmë me dhënien e vaksinës së katërt

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e rasteve me Coronavirus. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, raporton Ekonomia Online.

Me rritjen e rasteve kohëve të fundit, Latifi tha se do të ftojë në takim Komitetin për të caktuar masat e mëtutjeshme që duhen ndërmarrë.

Ai ka ftuar qytetarët që nuk i kanë marrë dozat e dyta dhe të treta, ta bëjnë këtë, pasi tha se do të fillojnë me dhënien e vaksinës së katërt.

“Mirëqenia e mjekëve, pagat e duhura, trajtimi i duhur janë në këtë proces. Ne jemi duke punuar në 17 ligje, nën ligje dhe udhëzime administrative. Ne jemi shumë transparent, ministria i tregon krejt çka bënë. Unë jam i shqetësuar për rritjen e rasteve. Është mirë që janë raste të buta dhe s’ka vdekje”.

“Komiteti do të takohet shumë shpejt dhe jemi duke menduar për masat e duhura. Masat do të vendosen në bazë të ekspertizave. Kisha propozuar që secili që nuk është vaksinuar, të vaksinohet dhe ata që kanë marrë dozën e dytë të marrin edhe të tretën sepse shumë shpejt do të fillojmë vaksinën e katërt”, ka thënë ministri Latifi.

Të ngjashme