Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë me marrjen e mandatit, shumë objekte spitalore ishin të papërfunduara, duke përfshirë edhe spitalin e Pediatrisë, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast, ai ka thënë se janë duke e bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të Spitalit dhe shumë shpejt në bashkëpunim me disa donatorë do ta funksionalizojnë. “Që […]
Latifi: Shumë spitale ishin të papërfunduara, në bashkëpunim me donatorë do t’i funksionalizojmë të gjitha

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë me marrjen e mandatit, shumë objekte spitalore ishin të papërfunduara, duke përfshirë edhe spitalin e Pediatrisë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ai ka thënë se janë duke e bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të Spitalit dhe shumë shpejt në bashkëpunim me disa donatorë do ta funksionalizojnë.
“Që nga fillimi i mandatit shumë objekte kishin mbetur të papërfunduara ku është edhe spitali pediatrik i fëmijëve. Ne jemi duke bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të spitalit që ta funksionalizojme në tërësi dhe disa donatorë kanë shprehur interesim për këtë çështje”, tha ai.

















