LDK-ja e VV-ja ultimatum Thaçit: Emëro anëtarët e KQZ-së ose përfundon në Kushtetuese

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, me mosveprimin e tij, po e bllokon funksionimin e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

“Procedura që duhet të ndiqet për emërimin e anëtarëve të KQZ-së është e qartë. 6 anëtarë emërohen nga grupet parlamentare që përfaqësojnë shumicën. Bazuar në zgjedhjet e qershorit 2017 grupi parlamentar që përfaqësojnë komitetin shumicë janë PAN, LDK dhe LVV”.

“Gjithçka është e qartë përveç Presidentit. Mosfunksionimi i KQZ-së ka pamundësuar shumë aktivitete. Zyrtarët e partive politike dhe grupeve parlamentare ka tre muaj që nuk marrin paga për shkak se KQZ nuk është funksionale”, ka thënë ai.

Ai tha se Thaçi me vonesën e dekretimeve e anëtarëve të rinj të KQZ-së ka bërë shkelje kushtetuese ngase duhet të garantojë funksionimin e Kushtetues.

“KQZ-ja është institucion i përcaktuar me kushtetutë – si dhe pasi 25 këshilltarë komunalë dhe një deputet nuk janë certifikuar dhe nuk mund të përfaqësojnë vullnetin e popullit”, tha ai.

Ai shtoi se në rast të mosdekretimit të kandidatëve do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkojmë nga Presidenti të emëroj pa asnjë vonesë anëtarët. Çdo veprim tjetër është antikushtetues dhe na detyron ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Albulena Haxhiu, nga LVV-j,a tha se sipas kushtetues grupet parlamentare më të mëdha kanë nga 2 anëtarë në KQZ dhe propozoi qe deputetët ta lexojnë Kushtetutën, raporton EO.

“Sipas Kushtetutës nuk është kompentec e presidentit me bërë pazare me territor, por ai e ka keqkuptua pozitën që mban” “Roli i presidentit është konfirmimi i nomimeve”.

“Rreth 40 asamblist presin më shumë së 1 vit me marr detyrën e tyre shume projekte të KQZ kanë dështuar presidenti ka rrënuar integritetin e këtij institucioni kushtetues dhe i ftoj asmablsitë e deputetet të i drejtohen gjykatave për këtë shkelje të paprecedent KQZ duhet reflektoj rezultatet e zgjedhjeve te 2017, PAN 2 anëtar, VV 2 anëtar dhe LDK 2 anëtar”.

“Ne kemi dërguar 2 emra siç na takon me kushtetutë dhe ligjin për zgjedhje edhe ne aktgjykim të gjykatës kushtetuese dhe bëhen 3 muaj që presidenti nuk e ka funksionalizuar këtë institucion”.

“Ne i kërkojmë Thaçit sa më parë me bërë dekretimin e anëtarëve të KQZ bë të kundërtën çdo vendim tjetër kushtetues do kundërshtohet fuqishëm” “Besoj se javën e ardhshme do kemi te finalizuar lëndën për të dekretuar Thaçin në Gjykatën Kushtetuese sepse është obligim i tyre me aktivizuar KQZ-në”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/322773961926081/

Të ngjashme