LDK-ja kërkon që të rishikohet ligji për tatimin e pronës

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rritjes së tatimit të pronës të cilën qytetarët kanë paguar dyfishin e saj.

Në një komunikatë nga LDK thonë se rritja e inflacionit nuk duhet të ketë rritje të çmimit të tatimit, derisa Qeverinë aktuale e konsiderojnë si të paaftë për kët ngarkesë që i bënë qytetarëve.

”Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend. Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi.”Me këtë shkallë enorme të inflacionit, në mungesë të rritjes së ardhurave, në rëndesë ekonomike, kjo politikë e Qeverisë na shpërfaqet si një tjetër dështim i madh. Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari, thuhet në komunikatë.

LDK gjithashtu i kërkon Qeverisë së Kosovës që të rishikoj këtë ligj, dhe Ministria e Financave ta dërgojë në Kuvend s amë shpejtë që të ulet norma tatimore.

”LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore”, thuhet më tej në komunikatë nga LDK-ja.

Të ngjashme