LDK-ja mbledh Kryesinë para seancës konstituive të Kuvendit

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër, e enjte, do të mbledhë Kryesinë e partisë, mëson KTV-ja.

Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media.

Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklarimit të kryetarit Albin Kurti, se një e tillë nuk është arritur.

Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se përkundër përpjekjeve nuk kanë arritur të dakordohen me LDK-në për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të mbahet disa orë para seancës konstituive, që pritet të nisë në orën 15:00.

Të ngjashme