LDK-ja përkujton 24-vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti bashkë me anëtarë të Kryesisë e struktura të LDK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar jetën e veprimtarit të madh, Bajram Kelmendi dhe bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Sot bëhen njëzet e katër vjet nga vrasja e Avokatit të shquar kosovar, Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit (30 vjeç) dhe Kushtrimit (16 vjeç).

“Ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 24 vjet. Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Familja Kelmendi do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë për sakrificën e madhe në altarin e lirisë. LDK dhe Republika e Kosovës do t’i mbajë në kujtesë e nderim të përhershëm Bajramin, Kastriotin e Kushtrimin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme