LDK nderon Rugovën, Abdixhiku thotë se ishte ati themeltar i Pavarësisë

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 09:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpartiakë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online. 

Kreu i LDK-së tha se Rugova ishte themeltar i lirisë e Pavarësisë së Kosovës. 

Abdixhiku theksoi se presidenti Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar, dhe se angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci, sipas tij, është suksesi më i madh i shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.

“Sot nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili tash e 17 vjet, por gjurmët e tij dje trashëgimia e tij politike qenësore vazhdon të jetë qenësore për neve dhe për Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës, ishte prijësi i shtetit dhe prijësi unik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve”, u shpreh ai

“Po ashtu, ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës. Sot ndjejmë mungesën e tij, urtësisë së tij, politikës së tij dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike, e ndërlidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik dhe drejt së ardhmes”, u shpreh Abdixhiku.

Lexo më shumë:

Të ngjashme