LDK në Ferizaj konteston ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e Spitalit Regjional

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, dhe Komisioni për Shëndetësi në kuadër të LDK-së, kanë mbajtur konferencë për medie për të shprehur mospajtimin në lidhje me paralajmërimin për të ndryshuar lokacionin e Spitalit Regjional te Ferizajt.

Burim Karameta nga Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt tha se spitali ishte planifikuar të jetë në pjesën më të mirë që ka qyteti në parkun e Lirisë i cili është i përfshirë edhe ne planin zhvillimor komunal, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se të gjitha punët janë kryer në lokacionin e vendosur më herët dhe matjet gjeomekanike dhe tani pas shpenzimit të shumë parave në kontrollimin e vendit është ndërruar lokacioni i spitalit të Ferizajt.

Sipas tij, ky ndërrim po ndodh për interesa personale sepse vend i cili është caktuar tani më të ndërrohet ndodhet në një katrahurë urbanistike e cila do ta vështirësonte punën në spital.

“Jemi në emër të grupit parlamentar të LDK më kuvendin komunal të Ferizajt kemi ardhur të shprehim shqetësimin tonë nga mos marrja e përgjegjës për më tepër se një muaj nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku bëhet fjalë për komtekstimin e vendimit në kuvendin komunal i cili ka marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe në kundërshtim me planin zhvillimor të cilin e ka komuna e Ferizajt bëhet fjalë për ndërrimin e paligjshëm të lokacionit të spitalit të Ferizajt”, tha Karameta.

Karameta tha se nuk duhet të bëhet ndërrimi i lokacionit dhe se për ketë arsye është kërkuar takimi me ministren Albena Reshitaj, por që nuk ka ndodhur ky takim, por ata presin nga ministrja që të nënshkruaj sa më parë që të mos ndodh ky ndërrim i lokacionit i vendosur nga Kuvendi Komunal.

Gezim Kokollari ish-këshilltar i ministrit të Shëndetësisë tha se ministrja Albena Reshtitaj nuk po e bën nënshkrimin e vendimit sepse sipas tyre vendimi është në kundërshtim të plotë me vendimin e Kuvendit Komunal.

“Tentohet që të ndërrohet lokacioni, në vend që tani më kjo punë të jetë e kryer dhe të jetë kati i parë i përfunduar sepse i kanë marrë mjetet dhe tani 500 mije euro operatori po i përdorë për nevoja te veta dhe mendoj që mediat duhet të bëjnë presion tek ministrja sepse ajo e ka përgjigjen ne dorë”, tha Kokollari.

Të ngjashme