LDK: Të gatshëm ta marrim përsipër dialogun Kosovë-Serbi, vetëm pasi ta marrim mandatin

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën e rregullt javore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti foli për tri çështje: Funksionimin e qeverisë pas emërimit të 70 zëvendësministrave, për besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e vendit dhe për çështjen e zgjedhjeve nacionale.

“Sot në institucionet e vendit dhe në qeverinë e vendit nuk ka asnjë debat për çështje vitale të qytetarëve të vendit. Qeveria është e shpartalluar, e ndarë në disa pjesë”.

“Në politikën e jashtme jemi totalisht në defanzivë, nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Është folur vetëm për parandalimin e tërheqjes së njohjeve”.

Hoti theksoi se nga takimet me të rinj e të reja të Kosovës kanë kuptuar që besimi i qytetarëve në institucione është shumë i ulët, raporton Ekonomia Online.

“Statistikat dhe vlerësimet tregojnë se 62% e qytetarëve besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. 70 % e qytetarëve thonë se kjo qeveri është duke bërë punë të dobët. Besueshmëria në qeveri është duke rënë, vetëm 24 % e qytetarëve i besojnë qeverisë së Kosovës. Besueshmëria në presidentin e vendit është në nivelin më të ulët historikisht, prej pas luftës”, shtoi Hoti.

Sipas Hotit, dy problemet kryesore që i rendisin qytetarët janë papunësia dhe korrupsioni.

Ai tha se korrupsioni nuk luftohet ndërkohë që 4 ose 5 ministra kanë aktakuzë.

Avdullah Hoti tregoi se LDK-ja është e gatshme ta marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë.

“Kryeministri ka hequr dorë komplet nga dialogu me Serbinë. Kryetari i PDK-së publikisht ka deklaruar se është i gatshëm që udhëheqjen e procesit të dialogut t’ia dorëzojë LDK-së. Ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi ta marrim mandatin nga qytetarët e këtij vendi”.

Për platformën e dërguar në Kuvend nga ana e qeverisë, Hoti tha se është e dobët dhe pa përmbajtje.

“Në atë platformë duket sikur ne jemi fajtorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Ne si LDK do ta themi fjalën tonë në Kuvendin e Kosovës si opozitë”.

Të ngjashme