Leicester City 2 – 2 Manchester United, notat e lojtarëve: Bruno Fernandes tjetër nivel

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Leicester City dhe Manchester United kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të xhiros së 15-të në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje spektakolare ku në të dyja pjesët u shënuan nga dy gola.

Harvey Barnes dhe Jamie Vardy shënuan për vendasit, teksa Marcus Rashford e Bruno Fernandes ishin shënuesit e Djajve të Kuq.

Megjithatë lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte portugezi Bruno Fernandes që pati paraqitje fantastike.

Mesfushori i Djajve të Kuq asistoi te goli i parë dhe shënoi të dytin.

Paraqitje të mirë patën edhe sulmuesi Marcus Rashford si dhe mesfushori brazilian Fred.

Te vendasit më të dalluarit në këtë takim ishin Youri Tielemans, Barnes e Jamie Vardy.

Ndërkohë notat më të ulëta në këtë sfidë shkuan për David De Gean e Daniel James.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme