Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Pal Lekaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e përjashtuar çdo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lekaj tha se AAK nuk synon të bëhet “patericë politike” e asnjë subjekti dhe se nuk e sheh të arsyeshme të marrë përgjegjësi qeverisëse në këto rrethana.

“Nuk mendoj që është koha të marrim përgjegjësi qeverisëse apo të bëhemi patericë e një subjekti politik… Unë nuk e shoh të arsyeshme që Aleanca të vardiset apo të bëhet patericë e zotit Kurti e qeverisë Kurti”, ka deklaruar Lekaj.

Ai shtoi se AAK nuk është e interesuar t’i japë “infuzion politik” qeverisë Kurti dhe as të jetë pjesë e saj, duke theksuar se partia e tij është e fokusuar në mbrojtjen e institucioneve dhe në zhvillimin demokratik të vendit.

Lekaj gjithashtu kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se qasja e saj ndaj mundësive për bashkëpunim është e paqartë dhe kontradiktore.

Të ngjashme