Lekaj kërkon nga VV-ja ta përkrahë tërheqjen e Trustit: Lërini inatet politike, t’ia kthejmë shpresën qytetarit

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK, Pal Lekaj, edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga mazhoranca që ta përkrahin Projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo është kërkesë e qytetarëve dhe se janë të lodhur me rritjen e çmimeve.

Lekaj ka kërkuar nga VV-ja që kjo parti t’i lë anash inatet politike, duke thënë se e rëndësishme është kthimi i shpresës së qytetarëve.

“Dje në komision për buxhet u diskutua për trust. Kjo është tema aktuale ku qytetarëve u duhet 30 për qind të Trustit. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit po shohim se janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit. Lëreni krenarinë anash dhe inatet politike. E rëndësishme është që kjo ide iu ndihmon qytetarëve u kthehet shpresa. Më të mirën mund ta bëjmë nëse lejojmë atyre të tërheqin 30 për qind të mjeteve nga Trusti”.

“Besoj janë disa gjëra që dalin mbi politikën ditore. Në emër të qytetarëve që përfaqësoj iu bëjë thirrje të përkrahni këtë projektligj për tërheqjen 30% të trustit. Nëse nuk veprojmë sot, populli do t’iu dënoj nesër”, ka thënë Lekaj.

Të ngjashme