Lekaj: Kjo qeveri po diskriminon qytetarët, në veri ua paguan energjinë elektrike ndërsa të tjerëve ua rritë çmimin

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se rritja e paralajmëruar e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon gjendjen sociale në Kosovë.

“Kosova është në situatë shumë të rënduar energjetike si pasojë e krizës globale dhe ngritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë elektrike në tregun botëror, por që nuk ka qenë e pritshme dhe e duhur për qytetarët. Sepse, kështu vetëm u ruajt qeveria Kurti e u dëmtuan qytetarët e vendit”, tha Lekaj.

Lekaj shtoi se për këtë situatë, AAK e kishte paralajmëruar ekzekutivin qysh para shumë muajsh, por kjo sipas tij nuk u morr parasysh nga qeveria.

“Një gjendje e tillë u paralajmrua qysh herët nga ne si opozitë, nga shoqëria civile dhe nga shumë e shumë organizata vendore, madje kemi bërë kërkuar që të merren masa preventive për ta ndaluar këtë krizë, për të shpëtuar gjepin e qytetarit para se të bëhej vonë ngase vetëm protestat paqësore parashihej që do të ishte mjeti i fundit i reagimit gjithëpopullor”, u shpreh Lekaj.
Sipas Lekajt, kjo rritje cenon të drejtat e qytetarëve, pasi që nuk është duke ndodhur në proporcion të të hyrave që i kanë ata.

“Dua të ndalem pak tek reagimet, dhe të theksojë që edhe KMDLN-ja kohë më parë ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që kjo rritje të bëhet në përputhje me mundësitë ekonomike të pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës në mënyrë që ekonomitë familjare të përballojnë këtë rritje duke i mënjanuar protestat që në rrethana të reja thuaja janë të pashmangshme. Por rezultati ishte zero sepse kjo thirrje hasi në veshë të shurdhër, sikurse shumë tema të tjera shqetësuese për vendin”, u shpreh ai.

Të ngjashme