Lekaj: Tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur në lidhje me krizën e energjisë elektrike, duke thënë se qeveria Kurti është duke u munduar që t’i mashtrojë qytetarët.

“Tani nuk është më për t’u çuditur që qeveria Kurti 2, mundohet që t’i mashtrojë prapë qytetarët ashtu siç ka vepruar në fushatë zgjedhore, por ajo dallimi në mes fushatës dhe tani përgjegjësit që i ka si kryeministër i qeverisë së Kosovës, tani është se këtu ka përgjegjësi, atë në fushatë ka mashtruar mjaftë qytetarët dhe po del e kundërta dhe sot qeveria Kurti së bashku me ministrat u munduan që mos të dramatizojnë çmimin e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, por kot e kanë se tani qytetarët e kanë kuptuar që shtrenjtimi i çmimi i energjisë elektrike është fakt i kryer”, u shpreh Lekaj.

Tutje Lekaj theksoi se është momenti i fundit që qytetarët të ngritën në revoltë popullore, teksa sipas tij është Kurti që po i shtyn, me vetëdije apo pavetëdije, njofton Klankosova.tv.

“Durimit i ka ardhur fundit edhe nga qytetarët dhe zhgënjimi është parë që në muajt e parë dhe po shihet se po ngritët ajo revolta e qytetarëve, sepse përpos energjisë elektrike që do të bëhet në 100 përqind, kemi edhe artikujt të tjerë ushqimorë që i është rritur mjaftë çmimi”, shtoi Lekaj.

Lekaj shtoi gjithashtu se kryeministri Kurti ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike.

“Zotëri Kurti vet ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike”. Tani të hedh fajin në 20 vitet e kaluara është e pakuptimtë, tani është bërë sinonim i 20 vjeçarit, tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara”.

Të ngjashme