Ekonomia Online
FUNDIT

Lëndohet një person nga një aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës

Lëndohet një person nga një aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës sot rreth orës 15:30. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Zahiti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete. Ai theksoi se personi i lënduar është dërguar […]

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës sot rreth orës 15:30.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Ai theksoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok (Fsh. Zhabar), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”.

Të ngjashme