Leposaviq: Tentoi të kontrabandonte 4 ton mish të bardhë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një person në Leposaviq ka tentuar të kontrabandonte 4 ton mish.

Siç bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë, kamioni me targa të shtetit serb, kishte devijuar rrugën dhe kishte hyrë në një përrua.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues N.N ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njësitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin”

Të ngjashme