Lëvizja për Drejtësi themelon nëndegë në “Kodrën e Trimave”

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja për Drejtësi ka themeluar një nëndegë në “Kodrën e Trimave” në kryeqytet, kryetar i së cilës u zgjodh Fadil Koprani, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu u zgjodhën edhe strukturat e tjera të kësaj nëndege.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi tha se nuk do të ndalen dhe se ky është vetëm fillimi i tyre.

“Ne, Lëvizja për Drejtësi, tregojmë përsëri që nuk do të ndalemi para asgjëje dhe premtojmë që ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit garoi me dy kandidatë për deputetë në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku arritën të grumbullojë rreth 8 mijë vota.

Të ngjashme