6 shenjat që lexohen në fytyrë kur ka mungesë vitaminash

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Problemi i mungesës së vitaminave është veçanërisht i rëndësishëm. Pa vitamina, ndihemi të dobët dhe të plogët dhe bëhemi një objektiv i lehtë për viruse të ndryshme.

Por e gjitha ajo që duhet të bëni për të përcaktuar nëse po merrni vitaminat e mjaftueshme është të shikoheni në pasqyrë.

Ju mund të kryeni kontrollin tuaj gjatë leximit të këtij artikulli.

Lëkurë tepër e zbehtë

Pak njerëz mund të mburren se kanë një tonalitet të mirë të ngjyrës së lëkurës deri në fund të dimrit. Por në qoftë se lëkura juaj është bërë plotësisht e zbehtë në krahasim me atë se si dukeni normalisht, kjo është një shenjë që ju mungon vitamina B12.

Pa atë, ne ndjehemi të dëshpëruar dhe të lodhur.

Për të rivendosur nivelin e duhur të kësaj vitamine, ju duhet të hani më shumë mish dhe produkte deti.

Flokët e thatë

Flokët e thatë, të brishtë e të mbuluar me një sasi të madhe zbokthi mund të jenë një shenjë që ju mungon biotina, e njohur si vitamina B7. Kjo shpesh është rezultat i përdorimit të antibiotikëve.

Për të rritur nivelet e B7-ës, ju duhet të hani mish, peshk, perime, fruta, kërpudha dhe perime bishtajore më shpesh. Dhe harrojeni dietën për një farë kohe.

Sytë e fryrë

Nëse keni vënë re fryrje rreth syve tuaj dhe në gjymtyrët tuaja, trupit tuaj mund t’i mungojë jodi. Burimi më i zakonshëm i tij është kripa e jodizuar.

Jodi gjendet gjithashtu në prodhimet e detit (karavidhe, karkaleca deti, alga deti), produktet e qumështit, madje edhe në bukë.

Buzë të zbehta

Buzët e zbehta mund të jenë një shenjë se një personi i mungon hekuri. Presioni i ulët arterial dhe ftohjet e rregullta mund të jenë shenja të mëtejshme të kësaj.

Për të rimarrë veten nuk është e vështirë. Ju thjesht duhet të hani më shumë mish të kuq dhe të hiqni dorë nga ushqimi me një përmbajtje të lartë të kalciumit për një farë kohe.

Mishra dhëmbësh të gjakosur

Mishrat e gjakosura të dhëmbëve mund të tregojnë mungesën e vitaminës C.

Një sasi e zvogëluar e saj mund të çojë në imunitet të dobët, në dhimbje të muskujve dhe në probleme me dhëmbët. Vitamina C gjendet në agrumet dhe specat e kuq.

Lodhje e pashpjegueshme, marramendje apo ndjesi shpimi

Nëse jeni të lodhur edhe pasi keni fjetur mirë, trupi juaj mund të ketë mungesë të vitaminës B12. Në këtë rast, transportimi i oksigjenit tek organet pengohet dhe çon në lodhje, marramendje dhe përgjumje.

Kjo vitaminë gjithashtu merr pjesë në funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor. Mungesa e saj mund të shkaktojë mpirje ose ndjenjën e goditjes së valëve elektrike.

Është e rëndësishme të mbani mend se këto janë të gjitha simptomat indirekte të mungesës së vitaminave. Nëse keni vënë re njërën prej tyre tek vetja juaj, konsultohuni me një mjek për të marrë një diagnozë më të saktë.

Të ngjashme