Limaj: Është vullnet i plotë i të gjitha grupeve politike të ecim përpara

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 14:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin e partive politike të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli mori pjesë edhe deputeti Fatmir Limaj, nga Nisma Socialdemokrate.

Limaj u shpreh i gatshëm që bashkë me GP të vazhdojnë takimet që të përcaktojnë temat nacionale për diskutim, raporton EkonomiaOnline.

“Shprehim vullnetin të vazhdojmë me tryeza. I ftoj GP të vazhdojnë takimet, jemi duke biseduar se cilat janë temat që kërkojnë konsenus të gjerë. Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç. Është vullnet i plotë i të gjitha grupeve politike të ecim përpara. Kemi humbur kohë pa nevojë, 3 vite tashmë të merremi me tema nacionale”.

Limaj shtoi se dialogu me Serbinë nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse me një konsenus të gjerë dhe votë në Parlamentin e Kosovës, raporton EO.

Udhëheqja e dialogut nga presidenti: “Jemi duke biseduar për të krijuar një grup politik që reflekton konsensusin e Kosovës, nuk do mbledhemi per një individ, një parti, po kthehemi për një konsenus të gjerë”.

Të ngjashme