Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj: PAN-i nesër do të jetë në Kuvend

Limaj: PAN-i nesër do të jetë në Kuvend

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se deputetët e koalicionit PAN do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit. “Ne do të jemi nesër kësmet në Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj në konferencën ku paraqiti kandidatët e Nismës për kryetarë të komunave të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Limaj më […]

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se deputetët e koalicionit PAN do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit.

“Ne do të jemi nesër kësmet në Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj në konferencën ku paraqiti kandidatët e Nismës për kryetarë të komunave të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Limaj më tutje deklaroi se nga nesër do të kenë zhvillime për krijimin e institucioneve të vendit.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës e caktuar nga presidenti Hashim Thaçi më 3 nëntor, për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe atyre të komuniteteve joshumicë është shtyrë disa herë.

Të ngjashme