Lipjan, një person deponon 100 euro të falsifikuara

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Lipjan e ka informuar Policinë e Kosovës pasi një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme