Lipjani së shpejti me dy parqe të reja

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka filluar rregullimi i hapësirave publike në dy lokacione të ndryshme të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Në këto dy hapësira së shpejti do të ndërtohen parqe të cilat sipas kryetarit të kësaj komune Imri Ahmeti do t`i japin pamje më të bukur qytetit.

Lokacionet në të cilat janë duke u ndërtuar këto parqe janë në rrugën “Avdi Kelmendi” që njihet ndryshe si Parku të Lapidari I Luftës së Dytë Botërore, si dhe në rrugën “ Haredin Bajrami” afër rrethrrotullimit për Magure.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme