“Liria Ka Emër” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në “Marshin për Drejtësi”: Kosova u bashkua për historinë e saj

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 13:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në “Marshin për Drejtësi”, të dielën, raporton Ekonomia Online.

Eliza Hoxha, falënderoi edhe mediat, ndërsa tha se maturia e qytatarëve ishte për t’u admiruar.

“Dje ishte një ditë madhështore. Të gjitha rrugët dje quan në Prishtinë. Dje Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve të saj, ishte një ditë madhështore”.

“Një falënderim i veçantë për ju media, për peshën dhe hapësirën i dhatë marshit dhe mesazhit unifikues që përçuat. Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë, me e pa rizgjimin e Kosovës me krejt ngjyrat e saj”, tha Hoxha.

“Por kjo do të ishte e pamundur, pa vullnetarët të ndihmuan në organizim dhe mbarë, bashkë me Policinë e nderuar të Kosovës. Maturia e qytetaria e djeshme, ishte për t’u admiruar”, tha tutje ajo.

Ismail Tasholli, falënderoi bizneset për ndihmën që dhanë për krijimin e afisheve, bluzave, posterëve, mesazhet, flamujt etj.

“Zemrën e madhe të bizneseve që gjithmonë kur është në pyetje UÇK-ja nuk kursejnë asgjë. Afishet, bluzat, posterat, mesazhet, flamujt e çka jo tjetër, u bënë të mundura nga ata vetë. Faleminderit! Komunat e Kosovës, bashkë me kompanitë e transportit që i mundësuan gjithsecilit të vijnë në Prishtinë dje”.

“Faleminderit! Ky marsh e ky mesazh nuk do të shkonte tek të gjitha audiencat pa personalitetet me influencë kulturore brenda dhe jashtë Kosovës. Falënderojmë edhe bashkësitë fetare, sportistë, klubet e sportit, tifozët, shoqatat e dala nga lufta, që nuk kursyen asgjë”, tha Tasholli.

Tasholli theksoi se “Marshi për drejtësi” ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar, raporton EO.

“Familjarëve të Çlirimtarëve tanë, faleminderit që ishit dje me ne. Ky nuk ishte vetëm një marsh i rëndomtë, ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar, që di të peshojë vlerat themeltare të saj. E Kosova më shumë se kurrë ka nevojë të jetë bashkë sot. Faleminderit!”, tha ai.

Të ngjashme