Ekonomia Online
FUNDIT

“Liria ka emër” mban sot konferencë për media

“Liria ka emër” mban sot konferencë për media

Platforma “Liria ka emër” do të mbaj konferencë për media sot. Konferenca pritet të fillojë në orën 13:30. Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së. Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit […]

Platforma “Liria ka emër” do të mbaj konferencë për media sot.

Konferenca pritet të fillojë në orën 13:30.

Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është duke shkuar drejt fundit.

Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

Të ngjashme