Lirohet komuna e Leposaviqit, kryetari Lulzim Hetemi hyn në objekt

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Dera e komunës së Leposaviqit është hapur, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Siç raporton Tëvë 1, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi tani është duke hyrë në objekt.

Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.

Forcat policore kanë filluar ta largojnë edhe një kamion i cili ishte vendosur aty si barrikadë.

Të ngjashme