Lista e gjatë e Policisë me persona në kërkim, shumë nga ta në arrati me vite

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Numër i madh i qytetarëve janë ende në kërkim të policisë për vepra të ndryshme penale. Fotografitë e të dhënat personale janë publike, por policia ende s’ka rënë në gjurmët e tyre. E një prej tyre u arrestua dje nga policia. Veprat penale që rëndojnë mbi ta janë të kategorive të ndryshme.

Gazeta Express

Është e gjatë lista me emrat e personave që ndër vite Policia e Kosovës është duke i kërkuar publikisht. Sipas një liste të publikuar nga policia në ueb faqen zyrtare janë emrat e më shumë se 100 personave që ndër vite janë shpallur persona në kërkim. Ka nga ata që kërkohen që nga viti 2019.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Express se janë tri faza mbi të cilat policia kërkon një person dhe se faza e fundit përfshinë pikërisht publikimin e personave të dyshuar me emër, mbiemër e fotografi.

E një i tillë u arrestua sot.

Ishte Fitim Doda që ra në pranga të policisë, pasi dyshohet për tentim vrasje.

Se bashku me Dodën në kërkim policia kishte vënë edhe Arjan Sijarinën, që dyshohen për tentim vrasjen e Naim Berishës dhe Ahmet Berishës.

Këta të fundit, po atë ditë në mbrëmje dolën për t’i qëruar hesapet me të lartcekurit e ku pas një konfrontimi me armë mes dy grupeve, mbeti i vdekur 29-vjeçari Egzon Haziri dhe një kalimtare e rastit, Zejnie Gashi.

Sijarina ndërkaq ende nuk ka rënë në duart e policisë.

Në arrati gjenden edhe Naim e Ahmet Berisha vëllezër, të kërkuar për vrasje të rëndë.

Në arrati nga 19 marsi gjendet edhe Shkëlzen Ahmeti, I dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”. Ahmeti është djali I kryeshefit të KRU-Gjakovës, Ismet Ahmetit.

Në kërkim nga gushti I vitit të kaluar është edhe Dukagjin Nikollaj I njohur ndryshe si Duka. Ai ishte përfshirë në rastin e Bon Vivantit ku u vra një person dhe u lënduan disa të tjerë. Sipas një njoftimi të PK-së, Nikollaj po kërkohet për implikim në veprat penale vrasja e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm si dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Për vrasje të rëndë është duke u kërkëruar edhe një 17-vjeçar. Më 11 shtator të viti të kaluar ai me armë zjarri dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri Valmir Breznicën. Në ketë incident kishte mbetur e plagosur edhe gruaja e viktimës. Lordi Sylaj u identifikua muaj pas ngjarjes, pasi policia paraprakisht kishte publikuar vetëm një fotografi të tij. Ai poashtu ka nënshtetësi holandeze.

Përveç vrasjeve e tentim-vrasjeve policia ka vënë në kërkim edhe persona për grabitje e vepra të tjera penale.

Për grabitjen e argjendarisë “Diakos” ende është në kërkim Korab Gashi. Ndaj tij ka urdhërese aktiv nga organet e drejtësisë.

Në listën e personave në kërkim janë edhe persona për krime lufte, vjedhje të rënda, grabitje, armëmbajtje pa leje e vepra tjera

Të ngjashme