Lista Serbe dënohet me 25 mijë euro për shkak të videos “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 19:17 | Nga

Paneli zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Listën Serbe me 25 mijë euro për shkak të një video gjatë fushatës zgjedhore.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se videoja ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, nxit dhe inkurajon urrejtje dhe provokim ndaj ekzistencës së Kosovës, sidomos me mesazhet kërcënuese kundër formimit të Ushtrisë.

Gjoba prej 25 mijë eurove do të duhet të paguhet brenda 15 ditëve.

Në këtë video Lista Serbe shfaqej kundër Ushtrisë së Kosovës, Haradinajn e paraqiste si kriminel, kurse shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë.

Kjo video kishte ngjallur reagime të shumta në opinion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme