Ekonomia Online
FUNDIT

Lista Serbe imponon kushte në marrëveshjen finale

Lista Serbe imponon kushte në marrëveshjen finale

Zyrtarë të Listës Serbe vazhdojnë t’i mbajnë nga dy “kapela”. Madje ka prej tyre, sikurse Ivan Todosijeviq, i cili duke qenë pjesë e strukturave të cilat Prishtina i konsideron ilegale, është emëruar edhe ministër i Pushtetit Lokal, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë pozitë ishte pranuar edhe nga ish-kryeministri Isa Mustafa, gjatë qeverisjes së kaluar. […]

Zyrtarë të Listës Serbe vazhdojnë t’i mbajnë nga dy “kapela”.

Madje ka prej tyre, sikurse Ivan Todosijeviq, i cili duke qenë pjesë e strukturave të cilat Prishtina i konsideron ilegale, është emëruar edhe ministër i Pushtetit Lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë pozitë ishte pranuar edhe nga ish-kryeministri Isa Mustafa, gjatë qeverisjes së kaluar.

Zyrtarisht Todosijeviq vazhdon të ushtrojë funksionin e kryetarit të komunës paralele të Zveçanit, i emëruar me vendim politik nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Emërimi është bërë në vitin 2015, dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ku, mes të tjerash, ishte arritur pajtimi që strukturat paralele të Serbisë të zëvendësoheshin me organet e dala pas zgjedhjeve që do t’i organizonte Kosova.

Të ngjashme