Kryetari i Drenasit, RAmiz Lladrovci i ka ftuar bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë në shënimin e lindjes së heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, që do të bëhet nga Komuna e Prishtinës me një ceremoni përkujtimore.
“Bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, miq e dashamirë, Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj, Përparim Rama, bën shënimin e 70 dhe 71 vjetorit të lindjes së heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, shkroi Lladrovci në një postim në Facebook.
“Në pamundësi të ftesës së përveçme, për secilin nga Ju, Ftesa e komunës është zyrtare dhe ju falënderoj paraprakisht për praninë Tuaj, në Sallën e Kuqe, më 28 Maj, në ora 17:00”, shtoi ai.
Ai e falënderoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përkushtimin “për të shënuar përvjetorët e më të dashurve tanë”.