Lladrovci takon nxënësit dhe profesorët e Komunës Engen të Gjermanisë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 16:30 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim Drejtorin e shkollës profesionale në Engen të Gjermanisë, Wolfram Vent-Schmit, mësimdhënësen Veronika Eck, nga gjimnazi i Engenit, nxënës të kësaj shkolle dhe përfaqësuesen e organizatës gjermane për arsim “Education Unlimited a.V”, Kerstin Zielosko Labonte.

Drejtori i shkollës profesionale të Egenit, Wolfram Vent-Schmit, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për këtë pritje kaq miqësore dhe vlerësuar se Komuna e Drenasit ka shënuar përparime ne shkëmbimin e përvojave.

“Kosova duhet të jetë një hap me Evropën në procesin mësimor. Para 40 vitesh kam qenë në këtë vend dhe këtë regjion dhe jam ndje shumë mirë ne atë vizitë me njerëz aq miqësor, prandaj ju duhet të vazhdoni traditën dhe punën për të zhvilluar vendin” tha drejtori Vent Schmit.

Ndërkaq kryetari Lladrovci, ka falënderuar delegacionin e arsimit nga Gjermania për vizitën që i kanë bërë Komunës së Drenasit dhe shkollave të Drenasit. “Ju falënderoj që nga agjenda juaj, keni gjetur kohën të vizitoni Komunën tonë dhe nxënësit tanë.

“Ju nxënës, shkëmbeni përvoja me bashkëmoshatarët tuaj për mësimin, krijoni miqësi sepse edhe ne jemi pjesë e Evropës”.

I pari i Drenasit shtoi se komuna e që ai udhëheq është e përkushtuar për rritjen e nivelit të arsimimit, sepse është çelësi i një shtetit të fuqishëm.

“Kemi krijuar ura bashkëpunimi me shkollat e juaja, dhe nxënësit tanë sot, komunikojnë pa problem me juve ne gjuhën gjermane. Do të thellojmë bashkëpunimin për shkëmbimin e përvojave mes nxënësve e profesorëve të Drenasit me ato të shkollave gjermane.”

Ai i’u tregoi se edhe për punën në administratën komunale profesorëve dhe nxënësve nga Gjermania, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga komuna e Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme