Ekonomia Online
FUNDIT

Lluka: Ariani ishte i përkushtuar në promovimin e vendit

Lluka: Ariani ishte i përkushtuar në promovimin e vendit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një publikimi në Facebook, ka ngushlluar Familjen Daci dhe shokët e tij për vdekjen e Zv.ministrit së Diasporës Arian Daci. Postimi i tij i plotë: Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë. Ariani ishte shumë […]

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një publikimi në Facebook, ka ngushlluar Familjen Daci dhe shokët e tij për vdekjen e Zv.ministrit së Diasporës Arian Daci.

Postimi i tij i plotë:

Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.

Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës.

Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta.

Pusho i qetë Arian!

 

Të ngjashme