Lluka për protestën e 1 tetorit 1997: Një ndër datat më të rëndësishme dhe pikë kthese për vendin tonë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar protestën e 1 Tetorit 1997.

Ndër të tjerash, Lluka ka shkruar se kjo datë ishte pikë kthese për Kosovën.

Statusi i plotë i ministrit:

“Një ngjarje historike e cila ka treguar fuqinë, ndikimin dhe ndryshimet që mund të bëjnë studentët e një populli të bashkuar.

Në fakt, kjo datë ishte njëra ndër datat më të rëndësishme dhe pikë kthese për vendin tonë, duke treguar vendosshmërinë e një populli, guximin e shumë të rinjve, dhe rezistencën e sakrificën e shumë ushtarëve të UÇK-së për liri.

Ne mburremi që ishim pjesë e një historie që ishte sa e dhimbshme, aq edhe frytdhënëse e domethënëse për një të ardhme të ndritur të popullit shqiptarë”, ka shkruar Lluka në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme