Loredana dhe Mozzik vijnë me projektin muzikor “Oh Digga”

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistët e njohur, Loredana dhe Mozzik, janë tejet të dashur për audiencën e gjerë.

Dyshja po marrin shumë vëmendje kohëve të fundit, derisa po lansojnë projekte muzikore së bashku.

Në një postim në rrjetin social Instagram, palët kanë bërë të ditur se kanë publikuar këngën e re.

“Oh Digga” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Jumpa.

Në klip dyshja janë parë të veshur me plot stil, derisa u vunë re edhe skenat interesante.

Sidoqoftë kësaj, që në minutat e parë të lansimit projekti ka rezultuar të jetë i pëlqyer nga audienca. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme